Është gjetur pa shenja jete një person në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lokacionin ku është gjetur trupi i pajetë është konfiskuar edhe një armë.
“Raportohet se në bodrumin e shtëpisë së tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Një pistoletë është konfiskuar në lokacion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.