Krasniqit e Selimit, Specialja ua vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin

Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për dy muaj për ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, bazuar në arsyetimin se ekziston një rrezik i ndikimit mbi dëshmitarët dhe një rrezik i dëmtimit të provave

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Gjykata Speciale ka marrë vendim që t’ua vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Masa e paraburgimit iu vazhdua nën arsyetimin se ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i dëmtimit të provave.

“Në dritën e zhvillimeve të mësipërme, si dhe faktin se ka rrezik të vazhdueshëm në pengimin e procedimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme…paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit… Në dritën e këtyre faktorëve, Paneli konstaton se paraburgimi i z. Krasniqi për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit”, thuhet në vendimet e Krasniqit e Selimit, ku theksohet se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika