Subvencionimi i energjisë elektrike mirëpritet nga pensionistët

Sipas Ministrisë së Financave deri tani kanë aplikuar mbi 16 mijë familje për subvencionimin e energjisë. E prej atyre që kanë aplikuar për këtë mbështetje janë edhe pensionistët, të cilët po i përmbushin kriteret për subvencionim të energjisë elektrike

Subvencionimi i energjisë elektrike për familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar po konsiderohet formë e gabuar nga Qeveria. Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se çdo ndihmesë për qytetarët është e nevojshme, por sipas tyre, shteti i Kosovës nuk mund të mbahet me subvencione.

Ndërsa, këtë vendim e kanë mirëpritur Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), për të cilin m, janë shprehur se është formë e qëlluar, porse e vonshme.

Sipas Ministrisë së Financave, deri tani kanë aplikuar mbi 16 mijë familje për subvencionimin e energjisë. E prej atyre që kanë aplikuar për këtë mbështetje janë edhe pensionistët, të cilët po i përmbushin kriteret për subvencionim të energjisë elektrike.

Subvencionet e energjisë elektrike të nevojshme i cilëson pensionisti, Rizah Krasniqi, pasi sipas tij, kjo do të mundësojë të kursejë gjysmën e pensionit, të cilën e shpenzon për të paguar faturat e rrymës.

“Pensioni është shumë pak, Qeveria është mirë të na ndihmojë. Një kontroll ose të shkoj barna të marr, edhe rrymën, ujin e bërllokun, mua nuk më mjafton asgjë, të mos ha as të mos pi asgjë, në qoftë se na bëjnë subvencionin mua më shpëtojnë… edhe rrymën, edhe e kursej, edhe për shtetin, edhe për veten”, tha Krasniqi.

Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka deklaruar se një formë e tillë e subvencionimit ka ndodhur edhe në vendet e tjera, dhe sipas tij, nuk ka arsye që edhe në Kosovë të mos jetë e mirëpritur.

“Këto familje do të ketë ndikim ani pse është vonë le të themi, por gjatë muajve të dimrit kur konsumi është më i madh i energjisë elektrike si shkak i përdorimit të saj për ngrohjen ambientit, normal se këto familje do të vërejnë një ndikim, do të ketë përmirësim në gjendjen ekonomike të tyre. Këto janë masa të mira, por të vonuara, të cilat do të kishin efekt më të mirë nëse do të ishin implementuar më herët. Nga përvoja në të kaluarën dhe vetë ato analiza tona e dimë që një formë e tillë është implementuar edhe në vendet e tjera dhe e mirëpritur nga konsumatorët, andaj nuk ka arsyeje që edhe në Kosovë të mos jetë e mirëpritur, ndoshta jo shumë, por është një bazë e lehtësuar për ata në pagesën e faturave mujore e vjetore”, tha Gjocaj.

Po ashtu, Gjocaj shtoi se subvencionimi i qytetarëve për faturat e energjisë elektrike është pagesë e cila e do të i kthehet ekonomisë së vendit, ndërsa për KESCO-n është garanci se faturat do t’i paguhen.

“Me shumë gjasë një shumë e të hollave përsëri do të futet në ekonomi e përsëri përmes TVSH-së dhe vlerave të tjera t’i kthehet vendit. Për KESCO-n është më mirë sepse një formë sigurohet pagesa e faturave, ata mund të bëjnë faturimin, por nëse nuk është pagesa krijohet procesi i shkyçjes, kështu që vetë Qeveria e Kosovës jep të holla dhe jep subvencion është njëlloj garancie për KESCO-n që faturimi do të paguhet dhe do të pranojnë të holla për energjinë elektrike të shpenzuar nga konsumatorët. Prandaj, normalisht se është e mirëpritur duke ditur faktin se çka po shpenzohet do të paguhet”, tha Gjocaj.

Ndërsa, njohësi për çështje ekonomike, Safet Gerxhaliu, tha se çdo ndihmesë për qytetarët është e nevojshme, derisa shtoi se shteti i Kosovës nuk duhet të mbahet në këmbë me subvencione.

“Në këtë drejtim duhet të mësojmë që nuk mbahet shteti me ndihma, do të thotë subvencionim të rrymës dhe disa produkteve. Është koha kur duhet të mendohet në aspektin afatgjatë, qëndrueshmëria dhe duhet të kemi një plan nga i cili plan Kosova duhet të jetë prodhuese dhe eksportuese e energjisë elektrike dhe jo të jetë e varur nga importi, por sidoqoftë është kohë krize e inflacionit dhe çdo ndihmë për qytetarët duhet të duartrokitet”, tha Gërxhaliu.

Tutje, Gërxhaliu u shpreh se nëse energjia elektrike do të ishte prodhuar në Kosovë, do të fitonte më shumë ekonomia e Kosovës, por në mungesë të kësaj janë ekonomitë familjare që do të përfitojnë më shumë.

“Po të ishte energjia elektrike ajo që prodhohet në Kosovë, efekti do të jetë më i madh, do të jetë një energji elektrike e importuar për të subvencionuar në qoftë se do të fitojë, do të fitojë shumë më tepër ekonomitë familjare apo familjet, por edhe kjo e ka efektin e vet sepse sfidat janë të shumta. Mirëpo të mendohet e përmes subvencionimit do të kemi rritje ekonomike apo zhvillim ekonomik është një teori e re e cila duhet të hulumtohet dhe të patentohet si e arritur”, tha Gërxhaliu.

Thirrja për subvencionimin e energjisë elektrike do të jetë e hapur deri në fund të shtatorit. /KSP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika