Osmani niset për në ShBA, do të merr pjesë në punimet e Ansamblesë së OKB-së

Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të zhvilluar takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Përgjatë kësaj vizite, presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

“Përveç takimeve, presidentja do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në ShBA”, njofton Presidenca.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë dhe me disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitete në ShBA.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika