Luftime të ashpra afër një vendbanimi që Ukraina thotë se e ka çliruar

Ilustrim

Luftime të ashpra midis ushtarëve ukrainas dhe forcave pushtuese ruse janë raportuar përreth Klishçijivkës, një fshat kyç në rajonin e Donjeckut në lindje të Ukrainës, raportoi ushtria ukrainase.

Luftimet e mëngjesit të 18 shtatorit vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se forcat ukrainase kishin çliruar Klishçijivkën, fshat që gjendet në krahun jugor të Bahmutit.

Zona në jugperëndim të Bahmutit ka qenë në fokus të kundërofensivës që Ukraina ka zhvilluar në lindje përgjatë verës. Njoftimi i Zelenskyt erdhi dy ditë pasi ushtria e Ukrainës tha se kishte marrë kontrollin e një fshati të vogël afër, Andrijivka, që gjendet rreth 10 kilometra në jugperëndim të Bahmutit.

Nëse rimerren të dy fshatrat, kjo mund të lejojë trupat e Ukrainës të sulmojnë Bahmutin nga veriu dhe perëndimi, duke u mundësuar që të çlirojnë këtë qytet të shkatërruar që ra nën kontrollin rus pas një beteje të përgjakshme disamujore. Marrja e Bahmutit atëbotë shënoi një fitore të madhe për Kremlinin.

Ushtria ukrainase tha më 18 shtator se forcat e saj “po vazhdojnë operacionet sulmuese” në rajonin e Klishçijivkës, “duke i shkaktuar armikut humbje të konsiderueshme”.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e saj kanë vazhduar sulmet e tyre afër Klishçijivkës, që para luftës kishte një popullsi prej rreth 40 banorësh.

Shefi i stafit të presidencës ukrainase, Andriy Yermak, më 17 shtator publikoi në Telegram një fotografi ku shfaqeshin ushtarë ukrainas duke mbajtur flamurin e shtetit të tyre në këtë fshat.

“Ukraina gjithmonë rimerr atë që i takon”, shkroi ai.

Illia Yevlash, zëdhënës i ushtrisë ukrainase, tha se gjatë luftimeve në këtë fshat njësive ruse u është shkaktuar “dëm i madh”, përfshirë edhe batalionit Akhmat të liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

Ukraina – që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga fundi i shkurtit të vitit të kaluar – që nga qershori është duke zhvilluar një kundërofensivë në lindje dhe jug. Megjithatë, kundërsulmi po vlerësohet se është më i ngadalshëm seç pritej./REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika