Katër persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Subvencionet 3”, që kanë të bëjnë me keqpërdorime në sektorin e bujqësisë në lidhje me subvencionet.
Bejtush Gashi është dënuar me gjashtë muaj burgim për marrje të ryshfetit.
I akuzuari tjetër, Hasan Maxharraj, po ashtu është dënuar me gjashtë muaj burgim për dhënie të ryshfetit, derisa bëhet e ditur se të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari Arbër Avdiaj është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ky i akuzuar detyrohet që t’ia kompensojë buxhetit të shtetit 63 mijë euro.
Dhe, po ashtu akuzuari Sadush Kabashi është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim.
Këta persona të cilët sot janë dënuar, ishin akuzuar se kanë dhënë e marrë ryshfet me qëllim të përfitimit nga subvencionet e ndryshme në sektorin e bujqësisë.