Kurti akuzon Lajçakun për koordinim me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak për koordinim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, në Bruksel, 2 maj 2023.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Ai tha se të dy kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociaiconin.

“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë, Lajçaku dhe Vuciqi dukej se ishin koordinuar, me një qëllim të vetëm që ta bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe t’i japin jetë një skenari alternativ, që gjysma e marrëveshjes zbatohet, kurse pjesa tjetër të mos zbatohet”, tha ai.

“Unë nuk do të thosha që BE ka pasur një koordinim me Serbinë, por emisari special evropian ka pasur një koordinim me presidentin e Serbisë. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit, unë bëj propozime konstruktive e kreative, në fund doli që Serbia nuk paska bërë asnjë propozim, përveçse një dokumenti kushtëzues. Ne kemi besuar se kompromiset, të cilat i formulonte Lajcak, janë mes dy lloj propozimeve, Kosovës dhe Serbisë, por po del që kanë qenë vetëm deformim i propozimeve tona, se Serbia nuk ka dhënë propozime asnjëherë”, vijoi ai.

Kurti tha se marrëveshja duhet të zbatohet në plotni e jo vetëm ato pika që dëshiron Serbia.

Kurti tha se Kosova vazhdimisht është treguar kreative dhe ka dhënë propozime të reja, teksa shtoi se Serbia nuk e ka dhënë asnjë propozim.

“Në një moment kur unë i them cili është propozimi i Serbisë, Borrell po ashtu i thotë Vuciqit cili është propozimi juaj, edhe mandej, Lajcak thotë se e kanë dhënë më herët, unë thashë ma jepni ta shoh dhe nuk ma dhanë. Kur kanë përfunduar takimet, në zyre na ka përcjellë një dokument që është i vjetër gjashtë muaj”, tha ai.

Kurti tha se Kosovës i nevojitet edhe ShBA dhe BE, por sipas tij, nuk i duhet “një ndërmjetësim i anshëm e aspak neutral”, e që sipas tij, ashtu po vepron emisari Lajçak.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika