Abdixhiku publikon zotimet dhe idetë e programit “Rruga e Re”

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se në programin "Rruga e Re", janë të elaboruara në një program voluminoz e të detajuar i cili në plotni do të prezantohet në Konventën e madhe programore të Lidhjes Demokratike gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot gjatë ditës do të publikojë në dy pjesë 100 projektet e zotimet e “Rrugës së Re”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ato janë të elaboruara në një program voluminoz e të detajuar, i cili në plotni do të prezantohet në Konventën e madhe programore të Lidhjes Demokratike gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti.

“Kam kaluar 2 vitet e fundit duke dëgjuar. ‘LDK ju dëgjon’ ka qenë platforma e vetme politike në vend që ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarë. Kam mbledhur mbi 200 profesionistë të vendit me të cilët bashkërisht kemi ndërtuar një plan ambicioz për Republikën. Kam zhvilluar takime me media e gazetarë, shoqëri civile, profesorë universitarë e biznese që përbëjnë mbi 80% të ekonomisë sonë. Kam marrë mendimet e tyre; u kam shpalosur rrugën tonë përpara. Kam vizituar ndërmarrës të mëdhenj e familjarë, individë me arritje spektakulare, grupe përfaqësuese e vet punëtorë të palodhshëm të vendit tonë. Kam marrë më të mirën e tyre – dijet, pikëpamjet e vizionet që kanë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se rritja ekonomike, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe të Pejës, si dhe rrugë të tjera, janë disa prej zotimeve të kësaj nisme.

“Dhe këto janë idetë tona. Me bashkudhëtarët e Lidhjes – dhe jo vetëm –  do të shpalosim secilin projekt në detaje. Do të hapim debate të gjëra në gjithë vendin. Do ta shpalosim të djathtën tonë si vlerë përparimtare e zhvillimore. Si antidot i zymtësisë së tanishme; si shërues i polarizimit përçarës; si shpërthim i ngufatjes në të shkuarën. Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. Ku urrejtja e brendshme zëvendësohet me unitet nacional. Ku akuzat, sharjet e ofendimet zëvendësohen me projekte të mëdha. Ku cinizmi zëvendësohet me ambicie e ëndrra që lehtësisht bëhen realitet. Duam të flasim për atdheun tonë si një vend që pasurohet siç dhe e meriton; me një shoqëri moderne e me një gjeneratë që e bën Kosovën të barabartë mes shteteve e kombeve evropiane. E ardhmja jonë është e ndritshme. ‘Rruga e Re’ na shpie atje. Ne kemi gjetur rrugën përpara; është koha ta bëjmë të njëjtën së bashku. Kjo është Pjesa e Parë e 100 projekteve tona”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika