Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të mbahen dy seanca ditën e enjte.
“U morëm vendimi që të enjten të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara. Pastaj duhet të fillojë një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”, ka thënë Kusari-Lila, shkruan EO.
Ajo ka sqaruar se këtë ditë do të votohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Do të mbetet sfidë edhe çështjet e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut e e cila do të vazhdojë tash më 21 shtator, janë pesë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat u shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, ka vijuar ajo.