Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Kransiqi, ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë dhe ZRrE-së, ka qenë një vendim i padrejtë për familjet kosovare.
“Sot, kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është rikonfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi përmes një postimi në median sociale Facebook, është shprehur i lumtur pasi shumë familje janë lehtësuar nga kjo barrë.
“Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare” ka shtuar Krasniqi.
Ai është shprehur edhe falendërues për të gjithë ata që kanë besuar në mbrojtjen e interesit publik dhe qytetarëve si konsumatorë.
Ndër të tjera, ai është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve, kurdo që mund të ketë padrejtësi nga pushteti.