Molliqaj për deklaratën e Kurtit ndaj opozitës: Është gjuhë kërcënuese, ai duhet të shkarkohet

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit për opozitën, i cili ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e quan gjuhë kërcënuese

“Mendoj që duhet të shkarkohet Albin Kurti”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialdemokrate, teksa u pyet se a duhet të mos vazhdohet procesi i dialogut, në emisionin “Debat Plus”.

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit për opozitën, i cili ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato, Molliqaj e quan gjuhë kërcënuese.

“Kjo është gjuhë e pushteteve autoritare,mundesh edhe tëna vrasësh, kjo s’do të thotë asgjë për demokraci, fakti i numrave është fakt për me të dhënë fuqi jo drejtësi, numra ka pasur edhe Hitleri, Millosheviqi. Kjo gjuhë, ështëkërcënuese, sepse nuk e zhduk ti opozitën. Nuk vendos kryeministri për me na zhduk as që të na rritë, si të fol kështu kryeministri, realisht ai flet për dëshirën e tij”, tha ai.

Ndryshe, Kurti la të nënkuptonte se, sipas tij, në rast të zgjedhjeve të parakohshme rezultati pro partisë së tij do jetë edhe më i thellë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon shkarkimin e dorëheqjen time, herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës, unë jam i interesuar ta mund në zgjedhje opozitën dhe jo ta zhduki”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika