Analisti Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri Kurti do të duhej të dorëhiqej nga jeta politike.
“Ky (Kurti) do të duhej të dorëhiqej nga jeta politike, do ta shpëtonte një botë”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, kryeministri Kurti, sa i përket dialogut “e ka lujtë mbrapshtë këtë lojë”.
“Kurti nga fillimi deri në fund, sa i përket dialogut e ka lujtë mbrapshtë këtë lojë, e mos harroni se këtë që po e refuzon dhe akuzon Perëndimin, e ka pranuar dhe ka thënë se Vuçiq nuk e ka nënshkruar, ndërsa unë po”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, kujtojmë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencë për media sot e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se të dy kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociaiconin.
Lexo dhe: Kurti akuzon Lajçakun për koordinim me Vuçiqin
“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë, Lajçaku dhe Vuçiqi dukej se ishin koordinuar, me një qëllim të vetëm që ta bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe t’i japin jetë një skenari alternativ, që gjysma e marrëveshjes zbatohet, kurse pjesa tjetër të mos zbatohet”, ka thënë ai.
Në këtë konferencë për media, kryeministri Kurti ka dhënë detaje edhe për takimin e fundit trilateral në Bruksel.
Kurti ka thënë se në atë takim e kishte propozuar një plan të sekuencimit ku përfshihet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, të secilit nen.
Lexo dhe: Kurti: Në Bruksel propozova plan të sekuencimit, Vuçiq dhe Lajçak reaguan njëjtë me shpërfillje
Sipas tij, me të parë propozimin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Miroslav Lajçak kanë vepruar njëjtë me shpërfillje të koordinuar.
“Në takimin e dytë atë trilateral, me pjesëmarrjen e Vuçiq, u ekspozova përball një skenari, të cilin duket se Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova palëve një plan të sekuencimit të punuar nga Kosova, i cili është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë, edhe pse Bislimi i ka propozuar në katër muajt e kaluar edhe dy plane të sekuencimit që janë refuzuar. Vuçiq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është jorealist dhe rruga e vetme përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së negocimit të një Asociaiconi të Komunave”, ka thënë ai.