Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me një takim me kryeshefen e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Kështu bëri të ditur vetë presidentja në llogarinë e saj në platformën ”X”, teksa të njëjtin takim e cilësoi si të shkëlqyeshëm.
“Programi historik Kosova Compact, investimi më i madh i sektorit të energjisë në vendin tonë, padyshim do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike elastike dhe inovative”, shkroi ajo.
Ndryshe, Osmani, gjatë qëndrimit të saj në qytetin New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Në takim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.
Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.