Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin e trevjeçarit, i cili dyshohet të jetë rrahur nga tri edukatore në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë Sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, janë publikuar fotografitë e një trevjeçari, i cili sipas familjarëve është rrahur nga edukatorët e një kopshti publik në Fushë-Kosovë.
Në fotografitë e publikuara nga familjarët, shihet se duart e trevjeçarit janë me shenja të dhunës.
Ndryshe, të hënën, një qytetar, me emrin Fatos Geci, në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore.
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e!