Djali i Hysni Gucatit: Gjykata e Apelit mund ta kthejë prapa vendimin

Musli Gucati, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ka qenë një vendim me baza politike

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, pas vendimit të së mërkurës së 18 majit të Gjykatës Speciale, ka thënë se ky vendim i kësaj gjykate që është marrë sot, është vendim politik e jo një vendim me bazë juridike.

Në lidhje direkte nga Gjykata Speciale në Hagë, Gucati në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nuk është krim nëse mbrohen vlerat e kombit tënd.

“Kam qenë prezent në sallë kur është shpallur vendimi, e kemi parë si një vendim politik e jo juridik, sepse nuk është kriminale nëse mbron vlerat e kombit tënd, asnjëri nga ta nuk ka bërë ndonjë krim”, ka thënë Gucati.

Sipas Gucatit, ky aktgjykim i shkallës së parë do të kthehet në gjykatë të apelit, dhe se shpreson të ketë ndryshime në shkallën e dytë të këtij vendimi.

“Jemi takuar me të dytë edhe në qendrën e paraburgimit, janë optimistë dhe shpresojnë që në shkallën e apelit të kthehet”, ka shtuar ai.

Sipas tij, për babain e tij ky vendim i marrë sot nga Gjykata Speciale, ka qenë i pritshëm.

“Duke e parë procesin e tejzgjatur, ka qenë vendim i pritshëm, ata kanë shpresa për shkallën e dytë”, ka thënë ai.

Gucati ka shtuar se janë disa rrethana që po ndikojnë në rëndimin e gjendjes së tyre emocionale, si mungesa e vizitës së familjarëve.

Ai ka thënë se avokatët kanë filluar me procedurat e tyre, për ankesat e shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, të mërkurën e 18 majit, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, edhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Sipas aktgjykimit, ata janë shpallur fajtorë për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”,  “Frikësim gjatë procedurës penale”, “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe  “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identiteti dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.

Ndërsa, u liruan për pikën katër për hakmarrje.

Kryetari i trupit gjykues e ka nisur me akuza seancën ku pritej të shpallej aktgjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi ka thënë se veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve e kanë sfiduar punën e Speciales, ndërsa më pas lexoi konstatimet e trupit gjykues.

Ai tregoi se si Gucati e Haradinaj “morën pjesë në më shumë se 20 intervista në media”.

Për materialin e publikuar, gjykatësi ka thënë se të akuzuarit kanë bërë “komente nënçmuese për dëshmitarët, pavarësisht paralajmërimeve”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika