Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin drejt Hagës të Dritan Goxhajt

Gjykata Penale e Tiranës e ka pranuar kërkesën e Gjykatës Speciale për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, në drejtim të Hagës

Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Gjykata Penale e Tiranës vendosi “pro” kërkesës për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke i hapur rrugë gjykimit të tij në Hagë.

Goxhaj dhe avokatët e tij kanë pretenduar se qoftë arrestimi, qoftë kërkesa për ekstradim, janë të paligjshme, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Kjo, për shkak se nuk mundet që fillimisht të kërkohet ekstradimi në Kosovë dhe më pas të shkojë në Hagë.

Sipas avokatëve, publikimi i emrave në Facebook nuk është një shkelje ligji.

Avokati i tij e ka cilësuar si një vendim politik. Për këtë është shprehur se brenda një afati 10-ditor, do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, për të rrëzuar vendimin e sotëm, raporton abcnews.al, përcjell Dukagjini.com

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika