Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë, në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.
Përvec kësaj, pjesë e diskutimit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Kurti e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe siç thotë ai, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën.