Hoxha: Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje.

Sipas tij, Serbia vazhdimisht është treguar penguese për t’u arritur një marrëveshje e mundshme mes dy vendeve.

“Bashkimi Evropian mendoj se është ballafaquar me Serbinë, e cila nuk është e interesuar ta plotësojë (Marrëveshjen Bazë), është e interesuar të përdorë pjesë të saj…Serbia është duke thënë qartazi që mund të jetojë edhe pa Bashkimin Evropian. Sot Presidenti i Serbisë në Nju Jork ka deklaruar se nuk e njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Ai e ka kritikuar edhe BE-në, duke thënë se plani i sekuencimit të Marrëveshjes së Ohrit ka qenë i anshëm.

“Mendoj që sekuesncimi ka qenë i anshëm”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika