Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, i cili tha se “Qeverisë nuk i konvenon shkuarja në zgjedhje sepse zhduket opozita”.
Ky term, sipas tij, nuk duhet të përdoret nga askush dhe se, sipas tij, Kurti nuk e ka përdorur rastësisht shprehjen “zhdukje”,
“E vërteta që i dul Albinit, është se atij i shkon mendja që partitë politike mund me u zhduk. Se një njeri në skenën politike nuk i shkon mendja që partitë politike munden me u zhduk, munden me humb prej kuvendi, por zhdukja si term është brutale, kur ti nuk ekzsiton më. Është interesant si e ka përdorur këtë term, ndoshta e ka pasur gabim, e është ngutur. Por, sa e njoh Albinin, shumë rrallë i rrëshqet fjala, fjalët që i zgjedh, i zgjedh me i thënë”, ka thënë ai.
Sipas tij, qëllimi i Kurtit mund të ketë qenë t’i aktivizojë militantët e partisë së tij.
“A ka qenë qëllimi, sepse nja një muaj militantët e arsimit nuk kishin cka me postu, i shihnim edhe deputetët që i përsërisnin frazat e para dy muajve, e tash Kurti ua shpërndajti një të re”, ka thënë ai.