Bardhyl Mahmuti fillon dëshminë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Në gjykimin ndaj Pjetër Shalës ka filluar dëshminë e tij Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e UÇK-së në cilësinë e dëshmitarit të 13-të në këtë gjykim, por i pari nga ana e mbrojtjes

Bardhyl Mahmuti

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, ka filluar dëshminë e tij Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në cilësinë e dëshmitarit të 13-të me radhë në këtë gjykim, por i pari nga ana e mbrojtjes.

Ai është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe po përgjigjet në pyetjet e avokatit Jean-Louis Gilissen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nga ana e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia, është dhënë një udhëzim për dëshmitarin Mahmuti në sesion privat.

Seanca po vazhdon në sesion publik, ku mbrojtja synon që për tri orë ta përfundojë marrjen e tij në pyetje.

Paraprakisht, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka dhënë disa urdhra dhe udhëzime për vazhdimin e procedurës në këtë çështje.

Ajo ka urdhëruar mbrojtjen që të shkurtojë kohëzgjatjen për marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve, duke i lejuar kështu mbrojtjes 31.5 orë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Po ashtu, ka kërkuar që të përcaktohen datat e sakta për dëshmitarët, si dhe të paraqiten me kohë kërkesat për video-konferenca nëse është e nevojshme.

Më tej, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për shtimin e shtatë materialeve në listën e provave, por në anën tjetër ka refuzuar përdorimin e dy materialeve për dëshmitarin e sotëm me arsyetimin se nuk është vërtetuar lidhja e tyre me akuzat ndaj Shalës.

Por, është lejuar përdorimi i disa materialeve rishtazi për këtë dëshmitar, me arsyetimin se janë nxjerrë në kohën e duhur dhe se mbrojtësi i viktimave dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i lexuar.

Gjykatësja Veld-Foglia ka kërkuar që mbrojtja të japë emrin e ekspertit të tyre deri në fund të këtij muaji, ndërkaq ka kërkuar që deri më 11 tetor të paraqesin pyetjet me shkrim për ekspertin e mbrojtësit të viktimave.

Disa çështje janë diskutuar edhe në sesion privat.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika