Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e lavdëroi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për paraqitjen që ai e pati në Këshillin e Sigurimit.
Sipas tij, qëndrimet e kryeministrit shqiptar konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike.
“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Hapja ishte nën moderimin e kryeministrit Edi Rama.