Në mungesë të provave, KGJK-ja e liron nga përgjegjësia disiplinore gjykatësen Lela Petkoviq

Gjykatësja në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Dega në Shtërpcë, Lela Petkoviq, nuk është gjetur përgjegjëse nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për shkelje disiplinore lidhur me moscaktimin e një seance dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, sipas rregullave ligjore

Lela Petkoviq

Lela Petkoviq, gjykatëse në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Dega në Shtërpcë, nuk është gjetur përgjegjëse nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për shkelje disiplinore lidhur me moscaktimin e një seance dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, sipas rregullave ligjore.

Këtë vendim, KGJK-ja e ka marrë më 28 korrik 2023, pas kërkesës për fillim të hetimeve nga Autoriteti Kompetent, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të njëjtit kanë vlerësuar se duke mos caktuar seancën dëgjimore sipas rregullave ligjore, subjekti i hetimit mund të ketë kryer shkelje disiplinore të përcaktuara nga neni 5, paragrafi 2, pika 2.7 të Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Sipas Ligjit përkatës, shkelja e pretenduar rezulton të jetë shkelja e detyrave të gjyqtarit, ashtu që pika 2.7 e nenit 5 përcakton se “në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj”.

Para panelit hetimor, sipas arsyetimit të këtij vendimi, thuhet se gjykatësja Petkoviq ka kundërshtuar inicimin e procedurës disiplinore, pasi, sipas saj, pretendimet e ankuesit nuk qëndrojnë ngase dy urgjencat e parashtruara dhe kundërshtimi kundër Aktvendimit C.nr.2022.025970 nuk janë shqyrtuar, pasi nuk kishte qenë në dijeni për ardhjen e tyre.

Sipas saj, ajo është njoftuar për ekzistimin e këtyre shkresave më 5 gusht 2022, kur është ftuar kryetari i gjykatës dhe është pyetur lidhur me ekzistimin e këtyre shkresave.

Tutje, para Panelit Hetimor, subjekti i hetimit, përkatësisht gjyqtarja Petkoviq ka thënë se këto shkresa po i pranon për herë të parë në seancën e Këshillit.

Ndryshe, sipas këtij vendimi, Këshilli i kishte kthyer raportin e Panelit Hetimor në plotësim dhe kishte kërkuar që të konstatohet data e pranimit të kundërshtimit dhe të parashtresave nga ana e gjykatëses në fjalë.

Sipas vendimit, pas pranimit të raportit plotësues nga Paneli Hetimor në seancën e dytë dëgjimore, Këshilli nuk ka mundur të vërtetojë datat e sakta se kur subjekti i hetimit gjyqtarja Petkoviq ka pranuar përmes sistemit SMIL dhe në kopje fizike, urgjencat dhe kundërshtimin e parashtruar nga ankuesi A.

Andaj, Këshilli ka vendosur që në mungesë të provave ta lirojë nga përgjegjësia disiplinore gjykatësen Petkoviq.

“Këshilli në seancën për këshillim dhe votim në mënyrë unanime konstatoi dhe vendosi se në mungesë të provave me të cilat do të ishte konstatuar data e pranimit të parashtresave te cekura më lart nga gjyqtarja Lela Petkoviq, vendosi që ta lirojë nga përgjegjësia disiplinore sa i përket pretendimeve të Autoritetit Kompetent për shkelje disiplinore të përcaktuara në nenin 5, paragrafi 2, nën paragrafi 2.7 i Ligjit 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” thuhet në vendim.

Ndryshe, gjyqtarja Lela Petkoviq është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Ferizaj -Dega në Shtërpcë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika