Përfaqësuesi i ambasadës gjermane: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

"Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja mbetet e pakompletuar”, është shprehur Matthias Conrad nga ambasada gjermane në Kosovë në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë

FOTO:EO

Në ditën e dytë të Samitit të Paqes dhe të Demokracisë, është mbajtur Paneli IV “Ruajtja e Demokracisë: Adresimi i praktikave të prapambetura dhe joliberale në Ballkanin Perëndimor”, Matthias Conrad, nga ambasada gjermane në Kosovë, përmendi tensionet në veri dhe rastin e tentim-revokimit të licensës së mediumit Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai ritheksoi se sa është e rëndësishme që të punohet sa më shumë në drejtim të ruajtjes së demokracisë dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

“Ka progres në disa fusha, dhe regres në disa të tjera. Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, sfidën për licensën e Klan Kosovës, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja mbetet e pa kompletuar”.

“BE-ja vetë duhet të jetë gati për raundin e ardhshëm të zgjerimit. Shoqëria civile ka zë të fortë dhe duhet ta bëjë zërin e vet që të dëgjohet. Mungesa e një rruge të qartë drejt BE-së ka krijuar sentiment jo të lehtë në këtë aspekt”.

“Në këtë periudhë ku demokracia po sfidohet, jo vetëm në nivelin global, duhet vazhduar të punohet sa më shumë. Kemi shumë punë për të bërë, sepse këto procese kërkojnë angazhim të madh. Kjo konferencë është shumë e rëndësishme pikërisht për këtë”, u shpreh Matthias Conrad.

Në këtë panel u diskutua për gjendjen aktuale të demokracisë në Kosovë e rajon, si dhe për gjendjen e medieve si pushtet i katërt, duke u përmendur segmente të caktuara. Faktorë të ndryshëm si indikatorë në këta parametra u diskutuan nga panelistët e shoqërisë civile dhe të medieve.

Misha Popovic, koordinator projektesh në “Center of Good Governance at the Institute for Democracy, Societas Civilis”, në Shkup, tha se ndonëse njerëzit kanë dëshirë që të kenë ngritje të demokracisë, tendenca e kontrollimit të medieve dhe shtypjes së disidentëve ekziston.

“Do të doja të filloja duke cituar një artikull, një hulumtim që trajton autokracinë, dhe në është demokracia mënyra më e mirë e udhëheqjes. Por nuk ka kërkesë për ulje të demokracisë, është e kundërta. Por, njerëzit duan liderë të fortë për të zgjidhur problemet e tua që në një formë dërgon në tendenca të kontrollimit të mediave dhe në shtypje të disidentëve”, tha Misha Popovic.

Nermina Kuloglija-Zolj në lidhje direkte, tha se edhe në Bosnjë, edhe në Serbi opozita shihet dhe sillet si e pafuqishme.

“Nëse flasim se cilat shtete i shoh më keq, nuk jam e sigurt, por në Bosnjë e kemi një opozitë që lëviz me premisën ‘nuk jemi duke shkuar asgjëkund’, në Serbi po ashtu opozita nuk mund të bëjë shumë, e kemi këtë situatë që shumë vite tanimë”, Kuloglija-Zolj, gazetare e BIRN.

Eraldin Fazliu, gazetar në KTV, tha se nuk ka qasje të hapur apo transparencë nga ana e Qeverisë në përgjithësi në raport me mediet, gazetarët apo punën e tyre.

Fazliu, gjithashtu, tha se është i shqetësuar se si shihet ata që vënë në pikëpyetje vendimet apo punën e drejtuesve të shtetit apo dikastereve, pikërisht për shkak të votës popullore të kësaj Qeverie.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti më shpesh paraqitet në mediume të huaja se në ato vendëse, për shkak se e ka më të lehtë të flasë për raportin dhe dialogun me Serbinë, sesa për çështjet e brendshme, si, bie fjala, inflacionin.

“Kur flet për BBC-në ose mediat e huaja ai (Kurti) i numëron sukseset e caktuara si të tijat, ndonëse ato mund ta kenë një rrugëtim 3-4 vjeçar deri në atë arritje. Kemi parë se kryeministri flet për rritje ekonomike të Kosovës, por pyetja është se kush ka përfituar nga kjo rritje. Nëse shtrohet pyetja se a ka hapje të kësaj qeverie, përgjigjja është jo. Nuk ka qasje në dokumente, ne mund të përballojmë edhe sjelljen e pasjellshme, sepse tek e fundit i shtrojmë pyetjet tona, por qasja është e mbyllur. Jam pak i shqetësuar në atë se veçanërisht si kjo qeveri për shkak të votës popullore që ka fituar, se si sillen ndaj njerëzve që i vënë në pikëpyetje vendimet dhe të bërat e tyre”.

“Veçanërisht si gazetar mund të them se kemi bërë qindra kërkesa e pyetje për çështje të ndryshme ndaj qeverisë, por nuk ka qasje të hapur aspak. Për mua është e rëndësishme të përmend se nuk është hera e parë që po atakohemi në Kosovë dhe mediat këtu ose trajtimi ndaj tyre mund të jenë më mirë se në Serbi apo thënë në Shqipëri, por klima që është krijuar është po ashtu për t’u përmendur, nëse kryeministri im nuk i dënon sulmet e caktuara, ai ose po i përkrah ose po i pëlqejnë ato sulme (ndaj gazetarëve, mediave). Unë nuk e di nëse është ashtu, por kështu më lë të mendoj. Ai ka më shumë intervista në media ndërkombëtare, sepse është më e lehtë që të flasin për çështjen Kosovë-Serbi sesa për çështjet e brendshme, flasim shumë rrallë për inflacionin për shembull”, tha Fazliu.

Paneli u moderua nga Visar Xhambazi, prej “Sbunker”, që është edhe njëri prej organizatorëve të Samiti./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika