Mbi 40 mijë të zhvendosur si pasojë e vërshimeve në Libi

Vërshimet katastrofike në verilindje të Libisë, të ndodhura më 10 shtator, kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe një valë të viktimave. Këto vërshime kanë shkatërruar dy diga në qytetin Derna dhe kanë çuar në humbjen e mijëra jetëve, ndikuar në jetën e banorëve dhe shkaktuar një krizë humanitare serioze

Një punëtor shëndetësor duke dezinfektuar në Derna, pas shqetësimeve se mund të përhapen sëmundje. 17 shtator 2023.

Nga vërshimet në Libi, që kanë vrarë mijëra persona në qytetin Derna, janë zhvendosur mbi 43.000 persona, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Vërshimet shkatërruan dy diga në Derna më 10 shtator, duke shkatërruar lagje dhe shumë shtëpi.

Shifra zyrtare e të vdekurve është mbi 3.300, por grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se numri pritet të rritet, pasi vlerësojnë se deri në 10.000 persona konsiderohen të zhdukur.

“Një vlerësim prej 43.059 persona janë zhvendosur si pasojë e vërshimeve në verilindje të Libisë”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim, duke shtuar se “mungesa e furnizimeve me ujë ka shtyrë shumë persona që të zhvendosen nga Derna” për në zona të tjera.

Banorët në këto zona, sipas kësaj organizate, kanë nevojë “për ushqim, ujë të pijshëm”, por edhe përkujdesje për shëndetin mendor, shkruan REL.

Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se përhapja e sëmundjeve mund të sjellë “një krizë të dytë shkatërruese” në zonat e goditura nga vërshimet.

Zyrtarët lokalë, agjencitë e ndihmës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë “janë të shqetësuar lidhur me rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve, veçmas të sëmundjeve që shkaktohen nga uji i kontaminuar”, thanë Kombet e Bashkuara.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Libi ka paralajmëruar se në zonat e prekura nga vërshimet uji vazhdon të jetë i ndotur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin për pije.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika