Vrasja në Malishevë, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit për vrasjen në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit I. Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasjen në Malishevë.

Ai është ngarkuar me veprat “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator në një parking.

Sipas kërkesës, “me datë 20 shtator 2023 rreth orës 07:40 minuta në fshatin Bellanicë, Komuna Malishevë, në parkingun e marketit M.- M. me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B. nga Komuna e Suharekës, si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme. Derisa i pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E. dhe me të vërejtur se kishte arritur në parking tani i ndjeri A., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe i afrohet tek automjeti i të ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armë gjuan disa herë në drejtim të kokës së tani të ndjerit, e kur i viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke gjuajtur prapë me armë në drejtim të trupit të tij dhe përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika