Andoni: Rama u artikulua qartë në Këshill të Sigurimit, por duhet të ishte më i kursyer

Analisti shqiptar Ben Andoni ka komentuar paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka shprehur mendimin se kryeministri duhet të ishte më i kursyer në deklaratat e tij

Analisti i Shqipërisë, Ben Andoni, i ftuar në emisionin FIVE.

Në një seancë të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë debatit me delegacionin rus ka përmendur edhe Kosovën, duke theksuar se është shtet i pavarur.

Analisti shqiptar, Ben Andoni, ka theksuar se ka pasur një përplasje protokollare para fillimit të seancës dhe që në këtë rast, sipas tij, përfaqësimi shqiptar kishte nevojë për të qenë më i kujdesshëm.

Ai ka vlerësuar se Rama ka qenë i qartë, megjithatë, ai ka thënë se duhet të ishte më i kujdesshëm në komunikimin e tij, duke pasur parasysh fuqinë shtetërore të Shqipërisë.

Andoni gjithashtu ka vlerësuar se Këshilli i Sigurisë ka pasur rëndësi të veçantë në çështjet e Kosovës, dhe se Shqipëria me këtë përfaqësim ka pasur mundësinë të ndikojë në arenën ndërkombëtare.

Ai, po ashtu, ka vlerësuar se paraqitja e kryeministrit Rama para Këshillit të Sigurimit ishte e drejtë, edhe pse, sipas tij, duhet të ishte më e kursyer në komunikim.

“Ka qenë përplasje protokollare përpara fillimit perceptimin e strukturimit të të gjithë seancës, ku Shqipëria për shkak të rotacionit, përfaqësohet me Presidencën dhe në këtë rast duhet të ishte Rama si eprori ekzekutivit shqiptar për shkak se Presidenca shqiptare qëlloi me Asamblenë e përvitshme të OKB-së për ta përfaqësuar dhe me këtë përfaqësim Shqipëria tregoi të paktën me pjesën e përgatitjes së protokollit të mbledhjes. Unë mendoj se Rama artikuloi qartë, vetëm se personalisht mendoj që për shkak të fuqisë shtetare që ka Shqipëria, duhet të jetë pak më e kursyer, sepse Rama e ka shumë qejf batutën”, ka thënë ai për emisionin FIVE.

Ai është pyetur në lidhje me përmendjen e Kosovës nga kryeministri Rama dhe nëse kjo ishte një përfaqësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Andoni është përgjigjur duke thënë se në disa raste Kosova ka qenë temë në Këshillin e Sigurisë dhe se është dashur ndërhyrja e SHBA-së për mbrojtjen e saj.

Megjithatë, Andoni ka theksuar se përfaqësuesi aktual i Shqipërisë në OKB kishte shprehur dëshirën që Kosova të jetë sa më pak e pranishme në këtë forum, pasi Shqipëria siç ka thënë ai, e sheh Kosovën si të pavarur.

Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje se nuk ka parë reagime zyrtare nga Kosova në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria është nga vendet që e quan pjesën e shtetformimit të Kosovës të kryer dhe është vendi i cili është krejtësisht për Kosovën. Unë mendoj dhe përfaqësimi i zotit Rama ishte i drejtë pak arbitrar, por gjithsesi përball Rusisë që i ka shkaktuar botës, ka qenë të rralla, unë mendoj që ishte gjuha e duhur dhe më vjen keq që nga Kosova zyrtare nuk ka parë shumë reagime”, ka deklaruar Andoni.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika