Avni Arifi, ish-udhëheqës i negociatave Kosovë-Serbi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk është interesuar që ShBA-të të kenë rol më përfshirës në dialogun Kosovë – Serbi.
Ai, në emisionin “Five”, theksoi se megjithëkëtë, ShBA-të janë përfshirë në dialog si asnjëherë më parë.
Arifi e kritikoi Kurtin duke thënë se i ka shkelur rregullat protokollare kur ka dhënë detaje të panevojshme, sipas tij, nga dialogu në Bruksel.
“Ka kaluar limitet e dipomacisë së butë, është përtej limiteve, nuk është e zakonshme, e shpreh edhe ai njëfarë mllefi diplomatik. Hidhërimin më të madh e kanë se Kurti i ka shkelur rregullat kryesore të takimeve, që është konfidencialiteti, në takime të nivelit të tillë është rregull që cka diskutohet brenda pa qenë në koordinim nuk publikohet, kurse Kurti ka dalë dhe ka treguar krejt cka ka ndodhur brenda… Kurti nuk po do, nuk ka kërkuar, nuk ka dashur që amerikanët të kenë rol udhëheqës”, ka thënë ai.
“Gjitha qeveritë përpara kanë dashur që gjithmonë që nëse jo udhëheqës, atëherë rol krucial të kenë amerikanët. Megjithatë, në projektin franko-gjerman, roli amerikanëve është më i lartë sesa në vitet e mëparshme, e kanë bërë të qartë se janë pjesë e projektit”, ka vijuar ai.