Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur të martën në qytetin e Pejës. Një grua ka tentuar të vetëvritet si pasojë e presionit apo shtytjes nga biri i saj.
Me të marrë lajmin, Policia e Kosovës ka filluar kërkimin e të dyshuarit i cili është në arrati.
“Bazuar në hetimet fillestare viktima ka tentuar të vetëvritet pasi ka qenë e shtytur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Dhunë në familje
Ndërkaq në qytete të tjera si i Mitrovicës, sipas raportit të PK-së, ka pasur dhunë në familje, ku i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike në bashkëshorten e tij.
I njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër ku bashkëshorti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten ka ndodhur edhe në kryeqytet, ku i dyshuari është dërguar në mbajtje.