Osmani takon zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare të ShBA-së, diskutojnë për dialogun

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i ShBA-ve, është përcaktues në dialog”, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të ShBA-së, Jon Finer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer, në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani në këtë takim ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku ka theksuar se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i ShBA-ve, është përcaktues në dialog.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-ve është përcaktues në dialog”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapa për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me ShBA, për t’i adresuar sfidat e sigurisë.

Sipas presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023.

Në kohën kur siguria në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin evropian po sfidohet, Osmani ka potencuar se roli i ShBA-ve është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë.

Sipas Osmanit, pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet.

“Jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me ShBA-në në nivel strategjik. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik, sikurse edhe në sferën e sigurisë për t`i mbrojtur arritjet e përbashkëta”, ka theksuar Osmani.

Tutje, ajo ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE është në funksion të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika