Rrustemi për sulmin në veri: Hedhja e granatave ushtarake nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsin drejtësinë

Deputeti i LVV-së, Adnan Rexhepi ka reaguar pas hedhjes së granatës në veri të Mitrovicës, duke thënë se "krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë do të ndiqen deri në fund, ndërsa hedhja e granatave ushtarake nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsin drejtësinë"

Adnan Rrustemi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rexhepi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar pas hedhjes së granatës në veri të Mitrovicës, duke shtuar se “krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë do të ndiqen deri në fund, ndërsa hedhja e granatave ushtarake nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsin drejtësinë”.

Rrustemi ka akuzuar qeveritë e kaluara, duke theksuar se “kohë tjetër e qeveri tjera kanë qenë ato që bënin amnisti kriminelëve e propozonin faljen e krimeve Serbisë”.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sulmi me granatë dore në lagjen e boshnjakëve mbrëmë, ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtri e në Burgun e Smrekovnicës.

“Nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit te qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në lagjen e boshnjakëve”, ka thënë ai.

“Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit te qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në lagjen e boshnjakëve”, ka vijuar ai.

Sveçla tha se sulmi me granatë dore është inspiruar nga “nga ish-ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika