Gërxhaliu: Ishte tmerr masakra e Studimes, nuk mund të merret me mend

I mbijetuari i masakrës së Studimes, Ibrahim Gërxhaliu, e ka përshkruar masakrën në fjalë si “tmerr”, duke shtuar se "nuk mund të merret me mend"

I mbijetuari i masakrës së Studimes, Ibrahim Gërxhaliu

I mbijetuari i masakrës së Studimes, Ibrahim Gërxhaliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, e ka përshkruar masakrën në fjalë si “tmerr”.

“Tmerr. Nuk mund ta marrë njeriu me mend se çfarë kanë bërë ata”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka thënë se njëri prej personave që e ka bërë ekzekutimin e ka pyetur babain e tij në gjuhën serbe se ku punon ai.

“Në vitin ’99, pas luftës, e kam dhënë një deklaratë në Gjykatën e Vushtrrisë. E kam paditur një person, ai ka qenë i mobilizuar në atë kohë”, ka thënë ai, duke shtuar se ka besuar që i njëjti e ka kryer masakrën e Studimes.

Gërxhaliu ka rrëfyer se kur e kanë zbritur popullatën civile nga rimorkio i kanë ekzekutuar në praninë e familjarëve.

“Nëna ka qenë poshtë, ka tentuar t’i shpëtojë, kanë qenë gratë e axhallarëve dhe dy axhallarë. Do të thotë se aty janë vrarë pesë anëtarë të familjes sime”, ka shtuar i mbijetuari i masakrës së Studimes.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika