“EULEX-i dënon çdo formë dhune si të papranueshme”, reagon shefi i EULEX-it për shpërthimin në veri

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, për sulmin me granatë dore që ndodhi mbrëmë në "Lagjen e Boshnjakëve" në veri të vendit, ka thënë se "incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe nënvizojnë nevojën urgjente për të depërshkallëzuar"

Shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano

Lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të vendit, ka reaguar shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Përmes një postimi në platformën X, shefi i EULEX-it është shprehur “plotësisht dakord”  me reagimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Barbano ka thënë se incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe se nënvizojnë nevojën urgjente për ta depërshkallëzuar.

“EULEX-i dënon çdo formë dhune si të papranueshme”, ka shkruar shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me këtë çështje është shprehur i tronditur.

Lexo dhe: Hovenier: Jam i tronditur nga shpërthimet në shumë pjesë të Kosovës

“I tronditur thellë kur lexova raportet për mjetet shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Këtë të premte, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sulmi me granatë dore në lagjen e boshnjakëve mbrëmë, ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtri e në Burgun e Smrekonicës.

Lexo dhe: Sveçla: Sulmi me granatë dore në veri erdhi si kundërpërgjigje për arrestimin e tre serbëve

“Nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit te qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në lagjen e boshnjakëve”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika