Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar policin Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.
Kurti ka njoftuar se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë.
“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së, ka takuar edhe familjen e policit të plagosur, i cili do të lirohet sot nga spitali.
Më tej, ai ka ka njoftuar se sot në orën 10:00 kanë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.