Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar lidhur me vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Zveçanit, sot në orët e para të mëngjesit.
“Ngushëllimet e mia për të afërmit e viktimës dhe shërim të shpejtë të plagosurit”, ka shkruar ajo.
Schneeberger ka thënë se kështu ndodh kur “qetëson Vuçiqin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon”.
Ajo ka përmendur emisarët Lajçak e Borrell, duke u thënë se “është koha për të mbrojtur popullin e Kosovës”.
A #Kosovo Police officer was killed and another wounded in an attack near northern town of #Leposavic today around 03:00 in the morning.
My condolences to the relatives of the victim and a speedy recovery to the injured person.
This is what happens when you appease Vucic and…
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) September 24, 2023