Afrim Bunjaku është zyrtari policor që u vra në orët e para të mëngjesit të 24 shatorit në veri të Kosovës.
E për këtë ka reaguar familjari i tij, Arton Bunjaku, i cili ka thënë se Afrim Bunjaku është vrarë në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial.
“*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*
Të nderuar miq, të dashur familjarë,
Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, ka shkruar Bunjaku në Facebook.