Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar policin që mbeti i plagosur sot në veri të vendit.
Nga mjekët mbikëqyrës në QKUK, ministri Vitia është njoftuar se gjendja shëndetësore e policit të plagosur është stabile dhe do të vijojë të jetë nën mbikëqyrjen e profesionistëve shëndetësorë.
Ministria e Shëndëtësisë ka njoftuar se polici i plagosur pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme është jashtë rrezikut për jetë.
Ministri Arben Vitia i uroi policit të plagosur shërim të shpejtë.
Kujtojmë që sot në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës është sulmuar dhe si pasojë është vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur në Banjskë të Zveçanit.