Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka komentuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, në veri të vendit, ku mbeti një polic i vdekur, kurse dy të lënduar, njëri nga arma e zjarrit.
Borrell ka thënë se të gjitha faktet rreth sulmi duhet të vërtetohen, duke kërkuar që autorët të përballën me drejtësinë.
Ai ka dënuar këtë sulm.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.
The EU condemns in the strongest possible terms the hideous attack against Kosovo Police officers in Banjska/Banjskë in the north of Kosovo.
The responsible perpetrators must face justice. https://t.co/AU79eVg5Ix
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 24, 2023
Gjithashtu, ka reaguar edhe emisari special i BE-së, Mirosalv Lajçak, i cili ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut, duke ritheksuar – atë që kërkoi Borrell – që autorët e sulmit të dalin para drejtësisë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.
I strongly condemn the horrific attack against Kosovo police last night. Violence of any form is absolutely unacceptable. My heart goes out to the victims, their families and colleagues. The perpetrators must be brought to justice. Everyone needs to return to dialogue immediately https://t.co/xeIoBRVHrM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2023