Emisari special i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Mirosalv Lajçak, ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut pas tensioneve të fundit në veri të vendit, konkretisht, sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Gjithashtu, Lajçak ka dënuar sulmin ndaj policisë, duke theksuar se autorët duhet të dalin para drejtësisë “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë”.
“Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.
I strongly condemn the horrific attack against Kosovo police last night. Violence of any form is absolutely unacceptable. My heart goes out to the victims, their families and colleagues. The perpetrators must be brought to justice. Everyone needs to return to dialogue immediately https://t.co/xeIoBRVHrM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2023