Ministria e Jashtme e Kroacisë ka dënuar sulmin në veri, ku është vrarë një polic i Kosovës.
MPJ-ja kroate ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të rënë në detyrë, gjersa ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen urgjentisht para drejtësisë.
“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, thuhet në njoftimin ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Ndryshe, kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
We strongly condemn violent attack on #Kosovo police early this morning. Our heartfelt condolences to the family of the police officer killed while performing duty and swift recovery to the injured officer. Perpertrators must urgently be brought to justice.
— MVEP/MFEA 🇭🇷 (@MVEP_hr) September 24, 2023