Një nga sulmuesit është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Por, ai më pas u nxor nga aty për t’u nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndryshe, një arsenal armësh është gjetur nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës.
Kështu ka njoftuar shefi i stafit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, shkroi ai.