Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan, kryetari i komunës së Prishtinës, e policë të tjerë kanë bërë homazhe para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë, ku kanë bërë ndezjen e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.
Njësia Speciale tanimë ka përfunduar aksionin në Manastir të Banjskës, duke arrestuar dhjetëra sulmues terroristë, të cilët janë dërguar në stacionin policor në jug.
Aty ende po qëndron policia. Ndërkohë, është larguar ekskavatori i cila ka hapur edhe rrugën që çon te manastiri.