Policia e Kosovës, mëngjesin e së dielës, u përball me një sulm të madh në Banjskë të Zveçanit.
Dhjetra serbë të armatosur gjuajtën me armë të ndryshme, duke vrarë një zyrtar policor të Kosovës, respektivisht rreshterin Afrim Bunjaku.
Pas sulmeve të vazhdueshme, tre nga sulmuesit serbë janë vrarë, gjashtë janë arrestuar dhe dy prej tyre janë të plagosur.
Në një fotografi që po qarkullon në internet, shihet teksa dy policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë serbit të plagosur.
Më pas personi i plagosur është dërguar, fillimisht në spitalin e Mitrovicës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ky gjest i tyre është mirëpritur nga shumë komentues në rrjetet sociale.