Analisti Dardan Gashi, teksa ka komentuar sulmin në veri, ka thënë se ky ishte qartazi një grup terrorist kriminal i cili ka tentuar ta destabilizojë situatën.
Sipas tij, ndonëse aksioni “vetëmbrojtës” i Policisë së Kosovës ishte shembullor, megjithatë ai thotë se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e dështimeve njëvjeçare të qeverisjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“S’ka pasur reagime në Serbi qysh zakonisht ka. Kjo është qartë se është një grup terrorist kriminal që ka tentuar të bëjë një hallakam këtu. Kjo situatë që po ndodh është një pasojë e një viti të dështimeve të Kurtit në veri, aksioni i sotëm ishte shembullor, në institucionin e policisë është investuar shumë që 20 vite. Ky është aksion vetëmbrojtës i policisë. Për këtë punë në kushte normale duhet të kërkohet përgjegjësi të dikujt”, u shpreh Gashi.
Kështu tha ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.