Hoxha: Kur ne s’dimë të veprojmë, Serbia vepron për ne duke dhënë autogol

Analisti Ylli Hoxha, teksa ka komentuar tensionet në veri, ka thënë se kur Kosova nuk di të veprojë, Serbia vepron për të duke shënuar autogol.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se sot u dëshmua që Policia e Kosovës ka kapacitet ta trajtojë një grup të tillë.

“Si rëndom kur ne nuk dimë të veprojmë, Serbia vepron për ne. Mendoj se sot ka qenë autogol i jashtëzakonshëm i Serbisë, e ka shënuar prej 60 metra një shut edhe ia ka dhënë vetes gol. Prej një pozite ku ishim ne pjesa e lojës e cila kundërshtohej nga Bashkësia Ndërkombëtare, dënohej, qortohej, sanksionohej, me sot janë sfiduar themelet e atij këndvështrimi dhe mendoj që ka dhënë një hapësirë të jashtëzakonshme për politikën e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Serbia për ta destabilizuar veriun apo për ta rimarrë kontrollin duhet të ketë investim shumë më të madh ushtarak se kaq.

“Më lejoni të shpreh ngushëllime për familjen e policit Bunjaku. Sot çka u dëshmua është që Policia e Kosovës ka kapacitet ta trajtojë një grup të tillë. Kjo i shkon përshtati Qeverisë Kurti në procesin e dialogut dhe në debatin që ka për masat”, shtoi më tej Hoxha.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika