Statovci deklaroi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se Daja para se të ankohej, është dashur t’i falënderohej ekipeve që kishin pranuar të shtyheshin sezonin e kaluar ndeshjet e Superligës së Kosovës.
“Para se të ankohet është dashur t’i thotë atyre njerëzve që kanë bërë lëshime vitin e kaluar, faleminderit. Qe nuk i kanë luajtur pesë xhiro, e kanë lënë Prishtinën të pres katër xhiro,” tha ai.
Ndryshe, Daja pas ndeshjes kundër Viktoria Plzen pati ankesa për orarin e ngjeshur të Ballkanit.
Më poshtë mund të shikoni emisionin LIVE.