Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka kritikuar Listën Serbe për heshtjen e saj ndaj sulmit kriminal ndaj Policisë së Kosovës në veri një ditë më parë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Kur e tërë bota, përfshirë Kisha Ortodokse Serbe, u trondit nga dhe i dënoi ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse Lista Srpska do t’i japë fund heshtjes dhe do të na bashkohet në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde në rrjetin social X.
As the whole world incl. SOC is shocked and condemns yesterday’s events: I wonder whether also Srpska Lista will stop its silence and join us all in our clear stance against this murderous attack on @Kosovo_Police.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 25, 2023
Lista Serbe është partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e plotë të Serbisë.
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, sipas kryeministrit Albin Kurti, u bë nga rreth 30 persona të armatosur rëndë e me uniforma ushtarake. Sipas tij, ata kishin hyrë në Kosovë për luftë në mënyrë që ta destabilizonin vendin.