Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Saktësisht, Ministria do të bëjë nominimin e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore si dhe nominimin e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të ShBA-së.
Konkursi do të jetë i hapur prej sot deri më 8 tetor. Procesi i nominimit të kandidatëve do të përfundojë deri më 08.12.2023. Kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes do të testohen mëtejshëm nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA. Kandidatët duhet të jenë të moshës 18 vjeç dhe të mos kenë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik.
“Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email [email protected]”, thuhet në njoftim.