Arrestimi i të dyshuarve për sulmin në veri, avokati Gashi: Mund të dënohen me burgim të përjetshëm

"Mund të dënohen me burgim të përjetshëm sepse polici është vrarë në detyrë zyrtare, të dyshuarit i pret një departament special në Prishtinë, dhe në të ardhmen do të ketë punë sistemi juridik me ta", ka deklaruar avokati, Tomë Gashi në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për terrorizëm

Avokati, Tomë Gashi në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për sulmin ndaj policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit ka thënë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm pasi polici, Afrim Bunjaku është vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Mund të dënohen me burgim të përjetshëm sepse polici është vrarë në detyrë zyrtare, të dyshuarit i pret një departament special në Prishtinë, dhe në të ardhmen do të ketë punë sistemi juridik me ta”, ka thënë Gashi.

Ai në emisionin “FIVE” ka thënë se të dyshuarit e kanë situatën më të volitshme se të vrarët pasi do të përballen me sistemin ligjor të Kosovës.

“Sipas termeve, në duhet të them se janë të dyshuar, besoj që shumë shpejt do të akuzohen. Prokuroria nuk ka pse të ngutet me këtë procedurë penale, por pas situatës së krijuar, do të ketë interesim kombëtar për të parë se çfarë ka ndodhur në realitet.  Hetuesia duhet të nxjerrë informata se si ka mundur të vijë situata deri këtu”, ka vijuar ai.

Ndryshe,  rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Të vdekur mbetën edhe katër sulmues.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin ndaj policisë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë veprat terroriste.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika