Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vrasjen e rëndë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët, rreth identifikimit dhe vendndodhjes së dy personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën 'Vrasje të rëndë' në Kaçanik, më datën 10.05.2022

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘Vrasje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

‘Vrasja e rëndë’ ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përballë ”Varrezave të Dëshmorëve” në vendin e quajtur ”Fusha e Pajtimit”, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K), dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër, me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçare.

Personat e dyshuar janë: Hyqmet (Shaqir) Qorri dhe Lirim (Naser) Tusha.

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 ose 0290/322-406″ thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa për të gjitha informatat e dhëna në polici, të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika