Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, të hënën e 25 shtatorit.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Viktima aktualisht është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.